Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se Stresi është paraqitur në polici rreth orës 9:00 së bashku me avokatin e tij.

“Po, rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I shpallur në kërkim nga policia para disa javësh,” tha Rugova

Stresi ishte shpallur në kërkim për akuzën e “lëndimit të rëndë trupor” lidhur me një përplasje që kishte ndodhur në një klub nate në Pejë, ku ishte përfshirë në një konflikt me Medi Isenin. Policia e Kosovës kishte nisur kërkimin e tij pas këtij incidenti, duke e konsideruar atë si të përfshirë në ndihmën për kryerjen e kësaj vepre penale.

Për këtë rast, në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët janë arrestuar më pas nga autoritetet.