Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar nga policia shqiptare, në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet spanjolle kundër një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrolle janë zhvilluar jo vetëm tek “Kodra e Diellit 2”, por edhe në Qerekë të Fushë Krujës.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi.

Është gjetur sasi kokaine tek një banesë ne Qerekë dhe përzierës, si edhe një laborator droge.

Edhe te ‘Kodra e Diellit 2’ dyshohet për laborator droge.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale.