Ka thyer heshtjen babai i vrasësit të 14-vjeçarit Martin Cami. Ndue Përlleshi ka hedhur akuza ndaj medieve, gjatë një telefonate me gazetarin e Top Channel.

Ai tha se nuk ka komunikuar ende me familjen e Martinit të ndjerë, por se “ka aq burrëri sa ta bëjë një gjë të tillë”.

Ai akuzoi mediat se e kanë paraqitur si një njeri të pashpirt pasi nuk reagoi publikisht lidhur me gjestin makabër të djalit të tij.

“Për çfarë të kërkoj falje? Ku i dini ju dhimbjen që kam unë? Çfarë janë këto provokime që bëni? Po sulmoni se jam shumë i rëndum dhe shumë i vram në shpirt për atë që ka vdek në radhë të parë. Ju keni publiku lajme, s’jeni interesu fare. Me familjen e Martinit nuk kam fol, jam duke u mundu me fol, kam aq burrni dhe aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit.

Nuk jam një familje ordinere. Kemi një djalë për mall dhe atë duhet mundu si me e rrit. Ju keni dash me publiku budallaqe dhe me prish familjen. Familja ime ka vepra. E ndaj pjesën e dhimbjes sikur e m’vdek djali im”, tha Ndue Përlleshi, babai i autorit të vrasjes së Martin Canit, deklaratë që u transmetua në emisionin “Top Story”.