Dy persona janë shoqëruar në polici për shpërthimin i cili ndodhi para lokalit “The Boss” në shëtitoren buzë detit në Vlorë.
Shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së dielës (8 dhjetor 2024) për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë shoqëruar dy persona në polici. Autorët e dyshuar për vënien e tritolit u kapën nga kamerat e sigurisë.
Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.“The Boss” është në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së vrarë 3 vjet më parë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes.