Klientët e BKT japin alarmin: Po na zhduken paratë, hakerat arabë janë futur në llogari dhe Banka s’di gjë!

Klientët e Bankës Kombëtare Tregtare janë gjendur ditët e fundit përpara një situate të paprecedentë që po u boshatis llogaritë. Ata denoncojnë se në ditë të ndryshme, nga llogaritë e tyre janë marrë shuma deri në 400 mijë lekë të vjetra, por BKT nuk i ka njoftuar.

“Ju falimentoj si SUDJA për 24 orë!” Pse Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) u bë objektiv i Ilir Metës, ç’ndodhi dje në Tiranë dhe çfarë fshihet pas akuzave

“Nje person me emer arab kishte bere dy terheqje nga llogaria ime, rreth 40.000 leke te reja, per te cilat nuk me erdhi asnje njoftim. E vura re mungesen e parave kur shkova ne bankomat”, denoncon klientja e Bankës Kombëtare Tregtare.

Sikur të mos mjaftonte zhdukja e parave, klientja thotë se edhe mënyra sesi BKT punonte me ankesat ishte një problem më vete.

“Pasi bera ankesen (per te cilen pagova 10€ komision) dhe pasi prita pothuajse nje muaj, banka me thote qe kane bere verifikimet dhe nuk ka vjedhje ne llogari, nese dua te vazhdoj me fazen e dyte te investigimit duhet te paguaj 45€ komision serish dhe prape nuk kam garanci per kthimin e parave. Edhe me skandaloz ne kete histori eshte verifikimi i bere nga banka.

I kane shkruar hackerit arab dhe e kane pyetur i ke marre gje leke klientit tone nga llogaria? Hackeri i ka thene jo, i kam shitur sherbime turistike ne Arabi. Keta te Bankes i kane thene okay shume faleminderit, na e bej hallall per shqetesimin. Dhe tani nuk mbajne asnje pergjegjesi per leket e zhdukura nga llogaria. Per fat te keq nuk kam qene kurre ne Dubai apo ndonje vend tjeter te Arabise dhe as nuk kam perfituar ndonje sherbim turistik online”, vijon denoncimi i bërë nga qytetarja.

DENONCIMI/ Klientët e BKT-së në panik: Po na zhduken paratë

Denoncimi i klientes se BKT per zhdukjen e parave nga llogaria

Ajo ka theksuar se çdo korrespondencë me Bankën Kombëtare Tregtare është vetëm verbale përmes punonjësve të saj, dhe nuk lëshojnë asgjë të shkruar në mënyrë që t’i denoncosh në organet përkatëse.

“Rasti nuk eshte i vetem, para nga llogaria ju kane marre dhe dy kolegeve te mia, por shuma nuk ka qene aq e madhe sa per ti shkuar pas kaq gjate. Asnjeres nuk i jane kthyer parate mbrapsht”, shkruan klientja, duke dhënë alarmin për një skandal që ka përfshirë një prej bankave më të mëdha në vendin tonë.

Lidhur me këtë denoncim nuk ka asnjë reagim nga Banka Kombëtare Tregtare, nëse rasti është i vërtetë apo jo. Reagimet kanë qenë të shumta dhe janë dhjetëra qytetarë që denoncojnë se e njëjta gjë ju ka ndodhur dhe atyre.

DENONCIMI/ Klientët e BKT-së në panik: Po na zhduken paratë

Dy denoncime te tjera te klienteve te BKT per zhdukjen e parave nga llogaria

Edhe sot, një ditë pas denoncimit të klientes së mësipërme, në faqen “Lol Albania” në Facebook kanë mbërritur dhe dy denoncime të tjera të së njëjtës natyrë. Një kliente thotë se në datë 22 Nëntor i kanë marrë 320 mijë lekë të vjetra nga llogaria bankare në BKT, ka bërë ankesë por deri tani nuk ka marrë zgjidhje.

Një tjetër qytetare ka denoncuar se edhe mamasë së saj i ka ndodhur përafërsisht e njëjta gjë, ku çdo dy ditë i kanë mbajtur nga 5 mijë lekë të vjetra nga llogaria. /gazetajone