Forcat RENEA dhe SPAK kanë rrethuar Shkodrën, ku kanë ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në orët e para të mëngjesit. Raportohet se autoriotetet kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Safet Bajrit, ku janë sekuestruar 20 mijë euro. Ndërsa gjatë operacionit të zhvilluar në disa banesa të tjera, janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara. Kontrollet vijonë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjë prej palëve.
Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.
Nga aksioni i “urdhëruar” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kontrolluar edhe banesa e Safet Bajrit. Atje janë gjetur rreth 20 mijë euro dhe disa mjete të blinduara që janë sekuestruar.
Në disa banesa të tjera janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat do të dërgohen për ekspertizë për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa raportohet në rrugë operative se janë lëshuar edhe urdhërarreste. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.