8 persona, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët akuzohen për tradik droge kanë dalë para gjykatës në Rennes në Francë. Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin drogë në Francë, Shqipëri, Luksemburg dhe Spanjë.

Në mesin e të akuzuarve është dhe një person nga Shqipëria me emrin Eduard, i cili u dënua me 8 vite burg. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për të, pasi ai ndodhet në arrati. Sipas hetimeve ai ishte kreu i këtij grupi kriminal. Aktiviteti i tyre u zbulua nga bisedat e tyre në “Sky ECC”.

Gjithashtu në mesin e të akuzuarve ishte dhe një studente franceze, e cila u dënua me 5 vite burg. Sipas hetimeve, kishte udhëtuar në vende të ndryshme si Spanja, Shqipëria dhe Luksemburgu, duke luajtur një rol aktiv në ngarkimin dhe dorëzimin e drogës për anëtarët e tjerë të grupit. Dënimet për pjesëmarrësit e tjerë në grup ishin më të ulëta, duke përfshirë dënime me kusht. Hetuesit vazhdojnë përpjekjet për të kapur Eduardin, ndërsa ai pritet të vuajë dënimin e tij kur të arrestohet./gazetajone