Punonjësit e administratës do të përfitojnë një bonus gjatë këtij fundviti. Buxheti i rishikuar për vitin 2024 është zbardhur në fletoren zyrtare dhe parashikon një fond në vlerën e 120 milionë lekëve për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës.
Ndërkohë që do të përfitojnë vetëm ata punonjës që kanë paga të ulëta si shofer apo sanitar.
Me ndryshimin e këtij buxheti qeveria miratoi gjithashtu bonus për pensionistët ne vleren 50 deri ne 100 euro si dhe per kategorite ne nevoje ne vleren e 150 eurove
Nga zërat konstatohet se më shumë mbështetje financiare i është ofruar transportit rrugor fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë.
Referuar tabelave buxheti për infrastrukturën rrugore fondet ndryshojnë nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë.
Po ashtu më tepër fonde janë përcaktuar edhe bashkitë. Janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë për pushtetin vendor për të shlyer detyrimet e prapambetura si për “rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.