Është liruar nga Gjykata e Korçës, 38-vjeçari Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet.

Gjykata vendosi masën sigurisë “detyrim paraqitje” për 38-vjeçarin. Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë, teksa ishe live në rrjetin social TikTok.

Pas vendosjen në pranga nga uniformat blu, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.

Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, pa marrë asgjë.