Drogë ne vezët Kinder dhe paratë e fituara prej shitjes së saj të fshehura në pelenat e mbesës. Kjo ishte metoda për t’u kamufluar e një trafikanti droge nga Shqipëria në Pordenone të Italisë.
Kontrolli në shtëpinë e shqiptarit erdhi pasi ai u ndalua teksa lëvizte me makinë dhe ju gjet 10 gramë kokainë, fshehur në vezët çokollatë. Në makinë u gjetën edhe mbi 2 mijë euro.
Prej këtu u bë kontrolli i shtëpisë së shqiptarit të cilit Guardia di Finanza i gjeti edhe 19.850 euro të mbështjella në 4 pelena dhe të hedhura në koshin e banjës, së bashku me ato të përdorura nga mbesa e tij.
Shqiptari, i cili jetonte në Itali edhe pa leje të rregullt qëndrimi, është akuzuar nga prokuroria e Pordenones për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtet dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. /gazetajone