Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Novoselë, në afërsi të qytetit të Vlorës, ku një 30-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Viktima, i identifikuar si Kristian Marku, rezulton të ketë qenë i dyshuar më parë për përfshirje në raste të rënda penale.
Burime të “Gazeta Jonë” raportojnë se Marku kishte qenë nën hetim për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet brenda automjetit të tij, një Volkswagen, në aksin rrugor Fier-Vlorë. Hetimet nga policia vijojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët e mundshëm./gazetajonë