Emisioni i “Për’puthen” mbrëmë ishte përplot me ngjarje të ndryshe.

E në atë transmetim pati edhe lot.

Alesja dhe Rrushja janë dy shoqet e ngushta që pëlqejnë të njëjtin djalë.

Kjo gjë si duket ka ndikuar në shoqërinë e tyre dhe kanë pësuar krisje.

Situatat e krijuara në studion e “Për’puthen” e kanë rënduar psikologjikisht Alesjan e cila shpërtheu në lot.

Astriti është djali që ato kanë pësuar krisje mes vete, sa kanë shpërthyer në akuza ndaj njëra tjetrës.

“Situatat që kanë ndodhur këtu më kanë ngarkuar. Disa mendojnë që jam e mirë disa se jam e keqe sepse i kam parë reagimet”, u shpreh Alesja.

Tashmë kjo gjë ka ndikuar aq shumë tek Alesja e cila nuk i mbajti dot lotët.

“Nuk e ndjej se jam shoqe e keqe”, shtoi më tej Alesja.

Situata e shoqërisë së tyre nuk është përmirësuar, që nga momenti i kërkesës së Astritit për të njohur më shumë Alesjan njëkohësisht që vazhdonte takimet me Rrushen.