Ashtu siç edhe ishte lajmëruar, Nuredin Dumani po vazhdon dhe dëshmon sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kësaj here po flet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Sipas asaj që ka thënë në sallë, Çela u vra nga bashkëpunëtori i tij Besmir Xhixha, pasi Dumanit nuk i kishte punuar arma e zjarrit.

Vrasja e Bujar Çelës? Kisha 2 armë me vete, njërën për ta përdorur për krimin, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje. Në krim mora pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën. Tentova ta qëlloj Bujarin por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë sepse nuk doja ta bëja pis….“, tha Dumani në dëshminë e tij.