Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ndau me qytetarët denoncimin që vjen nga banorët e fshatit Farkë.
Këtyre të fundit u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit, Xhemal Qefalia. “Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës”- shpreh Vangjeli.
Deklarata për media:
Të ndërtosh vila për më të pasurit, dhe tu prishësh rrugën dhe shtëpitë hallexhinjve të fshatit, këtë vetëm dhëndurët e pushtetit të Edi Ramës e bëjnë.
Kush nuk i trazon sepse janë ‘të qeverisë’ dhe me qeveritarët i ndajnë fitimet e majme dhe vilat.
Denoncimi vjen nga banorët e fshatit Farkë, të cilëve u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia.
Përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.
Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.
Sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit.
Në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.
Banorët u shprehën se punimet janë bërë natën dhe pa asnjë lloj kriteri, asnjë tabelë informuese në kundërshtim me ligjin dhe sipas tyre fadromat kanë mbërritur natën dhe kanë nisur punën duke terrorizuar vendin dhe shkatërruar gjithçka përreth.
‘Al Point’ shpk, përveç rekordit negativ në historikun e veprimtarisë, me 14 masa për vendosje sekuestrosh mbi aksionet e shoqërisë, ka zaptuar zonën e Dajtit ku ka kryer punime:
-Rruga e Dajtit, Ndërtim pallati ngjitur me Lokal Qesarake
-Rruga 4 Dëshmoret pranë Shkollës ‘4 Dëshmoret’;
-Komuna Dajt, Pranë shkollës 9 Vjeçare, Qesarak, objekt banimi 5 kateshe;
-DAJT; Objekt banimi dhe shërbimi 5 Kate+ 2 Kate nen toke, Pranë Restorant Fresku; ‘
-DAJT; Shkoze, objekt banimi dhe shërbimi 4 kate+1 kate nëntoke;
-DAJT; Tufine, pranë Poliklinikës shtetërore : Objekt banimi dhe shërbimi 5 kate+papafingo+1 kate nëntoke;
– TIRANE; Godinë Banimi dhe Shërbime 2,6 dhe 7 Kate me 2 dhe 3 Kate Parkim Nëntokë, Rruga e Dibrës, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë;
-TIRANE; Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;
-TIRANE; Godine banimi dhe shërbime 5 kate dhe 1 kat nëntoke, Lagja 5 Maji 4;
-TIRANE, Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;
Qershia përmbi tortë është tenderi i rindërtimit që i dha Erjon Veliaj me plot 4.9 mil euro për godinën 19 në zonën e 5 Majit.
Së fundmi, në 20 nëntor kjo kompani përfitoi leje ndërtimi për objektin 44 katesh në rrugën ‘Asim Vokshi’ në Tiranë.
Qeveria dhe bishtat e saj në pushtetin lokal, pasi i morën frymën Tiranës, u janë qepur kodrave përreth saj për të zaptuar çdo metër tokë dhe nxjerrë edhe qindarkën e fundit nga pasuritë publike të Shqipërisë.
Kjo është fytyra e ‘Shqipërisë 2030’ që ofron Edi Rama: vila dhe abuzime për njerëzit e pushtetit, këmbën në fyt të pambrojturve.
T’ia presim hovin më 11 maj, para se të jetë tepër vonë!