Vila ku pushonte ish-diktatori Enver Hoxha në Velipojë do tu jepet oligarkëve.

Një tjetër vendim i Korporatës së Investimeve Shqiptare është shumë i dyshimtë, pasi prona e stërmadhe shtetërore pritet të privatizohet vetëm me një të rënë të lapsit.

Duket se, pas rezidencave te Uji i Ftohtë në Vlorë, radha i erdhi edhe pronës së stërmadhe me sipërfaqe 8.100 m2 në Velipojë, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.

VoxNews ka siguruar dokumentet e të gjithë procedurës, ku fillimisht është hapur ankandi në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe më pas është publikuar se çfarë do t’u jepen privatit.

Është një skemë e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.

Në atë zonë po ndërtojnë shumë oligarkë, disa në burg, të tjerë në arrati dhe disa që pretendojnë të kapin ndonjë deputet në zgjedhjet e muajit maj 2025.

A mos ndoshta kjo është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?

VoxNews zbardh dokumentet: Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në

Faksimile: Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për hapjen e ankandit për vilën në Velipojë

Në datën 20 janar 2025, Korporata E Investimeve Shqiptare hapi procedurën konkuruese “për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë”.

Sipas saj, rezidencat qeveritare të ndërtuara në zonat periferike të Shqipërisë mbartin një histori të ndërlikuar që pasqyron një epokë të veçantë të së kaluarës së vendit. “Këto struktura, shpesh të vendosura në lokalitete të izoluara dhe të mbështjella nga peizazhe natyrore mbresëlënëse, janë ndërtuar kryesisht gjatë periudhës së komunizmit dhe shërbyen si rezidenca për liderët politikë dhe personalitetet e tjera të larta të regjimit” thuhet në këto dokumente.

VoxNews zbardh dokumentet: Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në

Faksimile: Korporata shkruan se vila u përdor nga Enver Hoxha gjatë diktaturës

Në dokumentet shoqëruese, Korporata shkruan se rezidenca qeveritare në Velipojë u ndërtua gjatë periudhës së regjimit komunist për të shërbyer si hapësirë ekskluzive akomodimi për udhëheqësit e lartë të shtetit dhe Partisë Komuniste. “Aty u akomoduan përfshirë figura si ish-lideri komunist E.H (Enver Hoxha).

VoxNews zbardh dokumentet: Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në

E vendosur pranë bregut të Velipojës, një zonë e njohur për peizazhin natyror dhe afërsinë me bregdetin Adriatik, ajo ka ofruar një mjedis të qetë dhe privat për pushime, takime zyrtare dhe pritje të delegacioneve diplomatike” thuhet në dokumente.

Sipas saj, rezidenca është përdorur nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, udhëheqës politikë, diplomatë të huaj dhe, në raste të caktuara, nga personalitete ndërkombëtare.

“Gjendja ekzistuese e saj është funksionale, por strukturat janë të amortizuara, duke pasur nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe ndërhyrje për t’u përshtatur me standardet moderne. Aktualisht, ajo përdoret shumë rrallë dhe mbetet aset i “fjetur”, duke u kthyer në një pasuri të amortizuar që kërkon një funksion të ri dhe më të vlefshëm ekonomikisht” thuhet në dokument.

VoxNews zbardh dokumentet: Vila 8.100 m2 e Enver Hoxhës në

Faksimile: Prona ka një sipërfaqe prej 8.100 m2 dhe ndodhet afër detit në Velipojë

Sipas dokumenteve të publikuara nga VoxNews, sipërfaqja e parcelës të këtij loti është 8,100m2.

Mësohet se konkursi synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.

“Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona të nënshfrytëzuara në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror” vijon dokumenti.