Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket e po e shijon shumë kohën si një nënë ‘single’, pasi u divorcua zyrtarisht nga aktori i humorit, Bes Kallaku.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare shfaqet duke pushuar me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin.

Por, krahas fotove me fëmijët, nuk kanë munguar as disa poza seksi të Xhensilës, e cila shpesh herë publikon në rrjetet e saj sociale foto duke zbuluar hiret e saj.

Siç shihet edhe nga pamjet, Xhensila ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në një vend malor dhe me borë, por pavarësisht motit të ftohtë, kjo nuk e ka penguar atë të pozojë dhe me bikini nga pishina e hotelit ku është akomoduar.

Pas divorcit të shumë përfolur me sherre dhe konflikt mes saj dhe Besit, Xhensila thotë se thashmë është fokusuar te gjerat pozitive.

“Vetëm ndjesi pozitive”, ka shkruar ajo krahas fotove të publikuara në “Instagram”.

Divorci i çiftit ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre.

Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.