Ish-partnerja e Stresit, Keisi Beazhani ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë mbrëmjen e kaluar për emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për punën e saj si kamariere në një klub të Kanadasë. Keisi tregoi se ka filluar të punojë në bare që 18 vjeç, sepse donte të mbulonte shpenzimet e universitetit. “Fillova si host, vazhdova si kamariere, banakiere, i kam bërë të gjitha punët e them pa pikë turpi”, shtoi ajo.
“Nuk është hera e parë që flasin për jetën private dhe jam mësuar, por kur vjen tek pjesa e punës, e bëj me krenari dhe nuk më pëlqen që thanë se e kam mohuar. Ishte diçka absurde se unë postoj minimumi 3 herë në javë. Unë nuk kam promovuar që punoj në bankë dhe kam promovuar që punoj këtu sepse më duhet. Në bankë punoj nga ora 12 deri në 8. Në darkë punoj në një lounge si kamariere nga ora 10 deri në orën 2. Bëjmë dhe punët për të rregulluar pas që shkon deri 3 e gjysmë. Të dielën i them se kur kam mundësi të punoj tek kjo puna e dytë”, vazhdoi Keisi.