edi rama veliaj

Kryeministri Edi Rama ka preferuar që të mos paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë këtë të hënë, por përgjigjet për debatet dhe ngjarjet e fundit politike në vend ka preferuar që 6t’i japë virtualisht nga zyra e tij, në komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale.

Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Rama përsëriti se ishte Partia Socialiste ajo forcë politike që i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta.

“E udhëhoqëm ne dhe e ne realizuam Reformën në Drejtësi”, theksoi Rama.

Duke iu referuar deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, Rama theksoi se ata nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut, se “s’do marrin votat tona”.

DEKLARATA E PLOTE E RAMES

Le t’i marrim pak me radhe i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unënë këtëdetyrëderi më sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Te siguroj që ma do ma japëpërsëri në 11 maj, për tëdhjetën herë dhe me rezultatin më tëmirë nga të 10-ta herët. 

Pse e kam unëkëtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon kështu  qëunë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqapavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga viti 1912 e deri kur me Partine Socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën nëdrejtësi. Sepse populli priste pikërishtkëtë nga reforma nëdrejtësi, fundin e pandëshkueshme risë, te njëdrejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi mëte dobëtit. 

Me dolën te gjithë hajdute – thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinëpër t’i shpëtuardrejtësisë. 

Nga një ane këtojanë pasqyrë e vullnetit tone te hekurt politik për te mos penguar drejtësinë te beje punën e saj te pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë.

Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe linçohet me gurë ne pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetare bashkie dhe deputete gjate këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtetë, por te thuash te dolën te gjithë hajdute ështëti bashkohesh korit të blegërimave tëkopesë politiko – mediatike. 

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund te të duhet. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk ështëdot kolektive, ështëvetëm individuale. 

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnëpërgjegjësipër si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin. Deri para se te behej Reforma ne Drejtësi, reagimi ishte marrja në mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë dhe linçim publik i njerëzve të drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnëpërmbysreformënjanë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatëvotën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanëçfarë i bëjnë fare.

Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje tëdrejtësisë së re dhe reagimi ynëështëdrejtësia te bëjëpunën e vet ne pavarësi të plote dhe ne nuk bëjmëavokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha tëngremëzërinpërstandardet demokratike te proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit.Për herë të parë në histori, ndërsadrejtësiaeuropiane që duam përShqipërinë 2030 ështënjëdrejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi tëkthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore përçdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet tëposhtërohet nëpazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve tëdrejtësisë.

Historia na i mëson të gjitha, mjafton të duam të mësojmë historinë. Dhe unë të ftoj të bësh atë që bëj unë, të mësosh historinë. /gazetajone