
Investitori strategjik dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Gazment Paja, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Paja, i njohur për lidhjet e tij me ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë një nga aktorët më të përfolur për përfitimet nga qeveria dhe bashkia.
Paraqitja e tij në SPAK vjen në një moment kur institucionet e drejtësisë po hetojnë një sërë çështjesh të lidhura me administratën e kaluar të Bashkisë së Tiranës.
Paja ka pasur një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak dhe mbështetjen publike ndaj Veliajt.
Lidhjet e tij të ngushta me Veliajn e bëjnë këtë zhvillim edhe më domethënës, duke ngritur pikëpyetje mbi atë çfarë mund të zbulohet nga dëshmia e tij. A është Paja një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë? Apo SPAK po shtrinë hetimet edhe mbi çështjet e tjera që lidhen me të? Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa pritet që Prokuroria të japë më shumë informacion mbi këtë zhvillim./gazetajonë