Njerëzit impulsivë marrin vendime të nxituara, pa peshuar të mirat dhe të këqijat e situatës. Ata nuk mendojnë shumë dhe marrim vendime të menjëhershme, thjesht bazuar në impulse. Ata priren të mendojnë më shumë me zemër sesa me mendje dhe kështu, vendimet e tyre drejtohen nga emocionet dhe jo nga logjika apo racionaliteti.

Ata nuk shpenzojnë shumë kohë duke menduar ose duke analizuar gjërat dhe situatat.

Dashi

Ata e duan emocionin që marrin nga vendimet e minutës së fundit. Ata janë të paduruar dhe impulsivë dhe për këtë arsye shpesh pendohen për vendimet e marra me nxitim.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë gjêrat spontane. Atyre nuk u pëlqen të planifikojnë shumë ose t’i ndërlikojnë gjërat duke menduar shumë. Ata janë të pamatur, aventurierë dhe impulsivë. Ata gjithashtu priren të mërziten lehtësisht nga një rutinë monotone dhe kështu kërkojnë gjëra të reja.

Shigjetari

Shigjetarët nuk u pëlqen të bëjnë të njëjtat gjëra vazhdimisht dhe janë gjithmonë në kërkim të emocioneve. Ata janë gjithashtu shumë të paduruar dhe kështu, mund të marrin vendime të pamatura dhe të përfundojnë duke u penduar më vonë.

Ujori

Ujorët gjithmonë marrin vendime të pazakonta dhe spontane. Ata e jetojnë jetën sipas kushteve të tyre dhe shpesh mund të marrin vendime të nxituara pa peshuar të mirat dhe të këqijat e situatës.