Për moderatoren simpatike të Top Channel dhe drejtuesen e emisionit “Ftesë në 5” sot është një ditë e veçantë! Bieta Sulo feston sot ditën e lindjes dhe ngjarje më të bukur nuk mund të kishte për t’u ndjerë e rrethuar nga dashuria dhe vlerësimi nga njerëzit më pranë jetës së saj.
Por, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë ngjarje, ka qenë pikërisht surpriza e këndshme në mes të natës që i shoqi i saj, Alban Dudushi dhe i biri Kroi, të cilët me tortën me qirinj të cilët mbanin numrin 37 duke treguar edhe moshën e moderatores.
“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës”, ka shkruar bieta nga dhërmiu ku kanë zgjedhur të festojnë këtë ditëlindje.