E bukur, sensuale, tërheqëse dhe gjithmonë rrëzëlluese. Këto janë përkufizimet që përfaqësojnë më së miri këngëtaren shqiptare që prej vitesh jeton në Gjermani, Ledina Çelo.
Dhe kur vitet kalojnë çdo gjë përmirësohet dhe bëhet më e bukur për të, kështu ka pohuar Ledina se ndodh në postimin e fundit në rrjetet sociale.
“Jeta është më e bukur pas moshës 40- vjeç”, ka shkruar Çelo krah një “selfie” para pasqyrës ku bien në sy linjat elegante.
Por, duket se jo vetëm jeta, por edhe Ledina është shumë e bukur pas moshës 40 vjeç.
Këtë e dëshmon më së miri postimi i saj i fundit në Instagram, ku shkëlqen me një fustan ngjyrë mavi.