51EFB898-04D8-477B-B61A-F4A1EACCE1EF

Nuk e gjeti dashurinë në program, por fati i ka trokitur në derë ish-konkurrentit të “Përputhen 3”. Bëhet fjalë për Markon, i cili së fundmi ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë.

Vajza që i ka marrë zemrën quhet Megi Qosja. Marko ka publikuar në rrjete sociale një video duke kërcyer me të, gjatë një feste ditëlindjeje.

Dyshja shihen shumë të lumtur krah njëri-tjetrin, teksa ish-konkurrenti ka shkruar “Kjo buzëqeshje më sjell lumturi!”.