Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani nisi jetën e re në Tiranë. Tashmë ajo ka gjetur një shtëpi me qira, por ka një problem me lagjen pasi nuk ka parkim për makinën.
Si pasojë, modelja e njohur është e ‘detyruar’ që ta lërë makinën në vende që nuk lejohet parkimi. E si pasojë ka marrë edhe 5 gjoba. Këtë e zbuloi vetë ajo përmes disa videove në “Instastory”, ku u bëri thirrje policëve të Tiranës që të mos i vinin më gjoba.
Beniada tha se do të vendoste targën e makinës në “Instagram” në mënyrë që ta njihnin. Pastaj shtoi se do të kërkonte për një garazh, pasi te lagjja e saj nuk kishte të lirë, ishin të zënë.
“Doja të them një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjoba. Se kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Më keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba dhe do vazhdoj të marr”, shprehej modelja.
Pas kësaj ajo ka rënë pre e një kurthi nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ajo është telefonuar gazetarja, e cila i thotë se e ka marrë nga Policia Rrugore dhe se ka një gjobë shtesë.
Sipas “policisë”, ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte filmuar duke ngarë makinën me një dorë.
““Një gjobë shtesë? Unëë? Çfarë gjobe moj? Çfarë po thua moj, po tallesh? Herën e kaluar nuk më more me këtë numër. Me këtë numër mua më është përgjigjur sekretaria e Top-it. Të raft pika në ballë”, ia ktheu Beniada e cila nuk ra pre e lojës.