Kohet e fundit ne media jane zbuluar skandalet e njepasnjeshme te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe drejtuesit te saj Ceno Klosi. Korrupsioni i permasave te frikshme por nepotizmi ne permasa gjigande .

Zgjerohet rrethi nepotik i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi në administratën që ai vetë drejton. Kështu mësohen se Ceno Klosi ka emëruar drejtor në Drejtorinë e Rimbursimit të TVSH kushëririn e tij Gjergji Smokthina. Ky i fundit është në konflikt të pastër interesi, pasi e ëma e tij Ermira Klosi është kushërira e parë e të atit të Ceno Klosit, Fatmir Klosi.

Sipas burimeve qe nuk duan te identifikohen do te leshohet nje ushtri tatimoresh kunder shtypit , sigurisht kunder atij shtypi qendrestar qe zbulon dhe fakton perdite shnderrimin e ketij institucioni nga me te rendesishmit e shtetit ne nje kompani private te drejtuesit te saj . Por drejtori Ceno Klosi si rilindas i vertete sigurisht qe do te beje selektimin e shtypit , ata qe do te goditen dhe ata qe nuk goditen, madje shperblehen ne forma te ndryshme .

Sigurisht eshte nje strategji e pacipe pasi nuk kundershtojne dot me prova asnje fakt se denoncimet ne media te kesaj katrahure qe po shkakton drejtuesi i tatimeve. Per sa i perket selektimit te medias te bie ne sy fakti qe gjithmone perkedhelet ne forma te ndryshme media e Carlo Bollinos, njeriu qe ka 10 vjet qe vetem perfiton nga Rama . Kjo media eshte mesuar me llogari te dyfishta se ka dhe mekanizmat per ti mbuluar ato por lind pyetja :A do ti kontrollojne tatimet bilancet e dyfishta te Carlo Bollinos?

Në lidhje me bilancet e dyfishta të Bollinos ka reaguar më herët edhe Anila Basha, ish-bashkëpunëtorja e vjetër e tij, madje edhe aksionere e “Shqiptarja.com”.

Reagimi i saj ka qenë i ashpër disa muaj më parë, ndërsa ka paralajmëruar Bolinon se do të përfundojë në SPAK.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha e e cilëson gazetarin si ?qenin? e Karlo Bolinos.

?Kam katër ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi.  Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prellë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!?, shkruan Basha.

Më tej ajo këshillon Bolinon që t?i ndalë sulmet ndaj tij.

 ?Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate? apo do e bësh si Beccheti pastaj ? do thuash ?jam Italian?? Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me??, shprehet ajo.

Reagimi i plotë

Leçjan! Non fare il furbo con me?

Kam katwr ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi.  Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prellë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!

Do merrem me ty, njëherë, o Leçjani Carlo-Italiani Bollino dhe me shijaksen tënde Alba Malltezi.

Një parantezë për të gjithë ata që më kanë pyetur e stërpyetur këto ditë, ?Përse të sulmon Carlo..Ç?i ke bërë?!?, përfshirë dashamirës, miq, kuriozë, të njohur, armiq por dhe për të gjithë ata që duan gallatë? përfshirë edhe Edi Ramën që sigurisht mendon: ?kazanin hëngshin?.

Carlo Bollino, i biri i Faustos dhe Alessandrinës, ka lind në Lecce më 15.11.1961. Është bë shqiptar me pasaportë dhe mentalitet, por i gënjen mendja se ka një marsh më tepër se ne: marshin ?furbo?. Është rrit në Lecce, një qytet i vockël tek taka e çizmes Itali me 95,766 banorë. Lushnja me 83.600 banorë, në bark të Shqipërisë, kur ka lind leçjani Carlo, ka patur më shumë banorë dhe bereqet.

Alba Malltezi, e bija e Ridvanit dhe Adiles, lindur në Shijak dy ditë para se të hyjë viti i ri 1972, nga ish sekretare e leçjanit, u bë gruaja e tij dhe, nga mjerane u bë italiane, por vetëm me pasaportë.

Nga i di unë këto? Nga ?patronazhimi? sistem dhuratë që investigimi 3 ditor po më çon tek Igli Gjelishti me ?Image & Communications Development? sh.p.k. Apo jo Leçjan?

Firmat ?Multiscreen? alias MTSC ose si njihet ?Report Tv?, ?Media Content?, ?FFM Group?, ?Shqiptarja.com?, ?Carlo Bollino?, ?Qendra Ura?(OJF) janë biznese direkte të çiftit Lecce & Shijaku. Ndërsa, ?4B Communications? sh.p.k., ?C-7 communications? sh.p.k. dhe ?Image & Communications Development? sh.p.k. janë të lidhura me aktivitetin ?furbo? të leçjanit.

Ku jam unë në gjithë këtë histori?

?Shqiptarja.com?, portal ? faqe online u hap në 2011-ën, nga unë dhe leçjani. Sipas meje, në ato kohë pasioni të çmendur për punën, ishte projekti më vizionar në fushën e gazetarisë.  E regjistruam në QKB, ku natyrisht fasonistët italianë prej ?90 marrin pjesën e luanit në çdo biznes me shqiptarët? dhe unë si pa përvojë në biznes, që isha, mbajta 20% të kuotave dhe 80% gruaja e leçjanit nëpërmjet ?FFM Group?. Nuk merrja erë fare atëherë se, përse s?vë emrin e vet leçjani, apo përse kuotat e mija bënin vetëm 200 mijë lekë dhe të atij 800 mijë. Gjithësej 1 milion të vjetra! Doja vetëm që ?Shqiptarja.com? të bëhej e famshme dhe u bë. As nuk doja të dija për letra, hesape, bilance apo fitime? merrja vetëm rrogën e lumtur dhe natë e ditë pune rendja pas lajmit. Lashë çdo gjë në at? kohë dhe u martova me ?Shqiptarja.com?. Ishte koha kur punoja me kolegët Edmond Arizaj dhe Habjon Hasani (apo jo çuna?). Pak nga pak, për dy vite, leçjani si fasonist kalibri, kërkonte të drejtonte çdo lajm, të impononte çdo gjë në detaje idioteske me stilin ?rompi i coglioni?. Arriti deri aty sa të kërkojë shkarkimin e gazetarëve, kolegëve të mi, madje dhe të pastrueses!! Po iki ? i thashë! Drejtoje vetë. Po mbaj 20% të kuotave të krijesës që e ndërtuam bashkë apo të dy pak rëndësi ka. Por Leçjani (il furbo di Alessandrina) i donte madje m?i kërkoi kuotat e mija (20%) në 2013, pra pas dy viteve, t?ia shisja për..200 mijë lekë!

I thashë: Zybat shko gjeji në Leçe, se Lushnja nuk ka!

Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori ?Shqiptarja.com? dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%.  Po ku e ka hallin leçjani? E thjeshtë: Do t`i marrë kuotat e mija 200 mijë lekë, ose t`i zhdukë duke i asimiluar me rritjen e kapitalit të shijakses FFM.

I duket e paimagjinueshme se si vajza ?e lehtë? e dikurshme, mund të peshojë shumë pas një apo dy dekadash jetë.

Ka edhe një hall më të madh. Unë pas kaq vitesh po kërkoj hesap për talljen dhe mospërfilljen e pacipë që leçjani e bëri si pa të keq, si ata birbot nga jugu Italisë që tallen me këpucëmontueset e varfra të Shqipërisë.

Nga dhjetori 2013 deri sot nuk kam marrë asnjë lek, liretë, apo cent për bé nga ?Shqiptarja.com?, apo jo Leçjan? Asnjë lek! Shikoni ç?i ka bë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce. Humbje, humbje, humbje..! Apo jo Delina Ibrahimaj? Janë konfidenciale këto të dhëna?!

Viti Gjendja financiare ?Shqiptarja.com? sipas Bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)

2017 -17 milion lekë

2018 -105 milion lekë

2019 +112 milion lekë

2020 -59 milion lekë

Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s?di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim ?abra kadabra 2019?. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç?ke firmosur?

Pra, unë ?llumi i llumit të llumit? (sipas qenit të Xhekut), nuk kam marrë kurrë asnjë lek për 8 vjet nga ?Shqiptarja.com?, edhe pse jam pronare e 20% kuotash të kapitalit të saj, edhe pse kjo është një faqe që publikon çdo video të ?Report TV?, kur ky televizion nga ana tjetër raporton çdo lajm të publikuar në gazetë.

Tani qershia mbi tortë: ?Shqiptarja.com?, ka 16 punonjës me administratore të shkretën Vilma Theodhos-i, e cila paguhet 240 mijë lekë (të vjetra gjithmonë).

Adriatik Xhek Doçi është paguar nga prill 2016 kur ka filluar, deri prill 2021 me rrogë 74 010.0 lekë/muaj. Plot 44 milion për 5 vjet.

Pra për qenin e Xhekut kam paguar unë 20% mish e kocka që të më kafshojë si ysht ti! Kështu o këlyshi i Alessandrinës?

Ndërsa Alba, bukurania nga Shijaku ka rruajtur si pa u ndjerë nga një 500-çe çdo muaj si drejtore e ?Shqiptarja.com, gjithsej nja 45.000 milionë për 6-7 vjet, apo jo Alba Malltezi? Madje nga 1 Janari 2021 kjo sh.p.k. që ka dalë me minus 59 milion lekë humbje në 2020, ia ka bë drejtore Albës rrogën plot 1.9 milion në muaj. Pra, 11.4 milionë lekë ka zhvat Alba nga Shijaku për 6- muaj nga firma që mua më prezanton çdo vit vetëm humbje? humbje? humbje? dhe në fund më ndërsehet me lehjet e qenit që paguhet 700 mijë lek/muaj në kurrizin tim, aq sa më ka dhënë Qazim Sejdini dhe Llatja për këshilla! Kështu o plehra??

Këto janë të dhënat që nuk m?i jepje, znj. Brahimaj e Tatimeve, por një gazetare e vjetër i gjen. I gjen të tëra për 3 ditë? Për 7 apo 14 ditë gjen më tepër?

Gjen edhe se si e shkreta Lindita Dode më 15 qershor 2015, themeloi me demek ?Multiscreen? sh.p.k ? Report Tv-në dhe më 28 prill 2017, Carlo Bollino ia blen për 3.500.000 lekë (të reja) kuotat e kapitalit. Më 28 shkurt 2018, zmadhohen për 10- muaj si me magji kuotat dhe bëhen 27,256,938 lekë (të reja) nga 3.500.000 lekë që ishin.

Kush ta bëri ekspertizën e zmadhimit të kuotave të firmës Leçjan? Sanije Tafa, ekspertja kontabël e oligarkëve? Po paratë ku i gjete që zmadhove kapitalin, në Lecce apo Palermo?? Si dhe nga i fute? Apo je shqiptar kur blen një kompani dhe Italian kur e zmadhon atë? Kështu Mr. Furbo?

?FFM Group? shpk, ortaku im tek ?Shqiptarja.com? ka aksionere shijaksen Alba Malltezi me 74.96% dhe kusurin Eva Doçi (mos u ngatërroni, s?ka asnjë lidhje me qenin e Xhekut, por me burrin e vet biznesmen).

Gazetari kur do, gjen edhe se si ?FFM Group? është thjesht një kompani fiktive, guackë që nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë punëtor në bordero për vite me radhë, vetëm një administratore mjerane si Lindita Dode që paguhet 300 mijë lekë të vjetra. Kjo FFM-ja është ortakja ime që do shkrijë kuotat e mija duke i zmadhuar ato, Mr. Furbo? Kështu e bëjnë në Lecce? Se në Romë e Milano s?ma do mendja!

Në Tiranë as që bëhet fjalë.

Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratu më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe ?MTSC? SHPK për ?Ish-ndërmarrje metalike ?Tirana?? (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020.

Këto gjetje janë dhe për ty, Edi Rama, që po bën gallatë në Shkup me Zoranin dhe atë palloshin tjetër që është 1 cm më i gjatë se ti. Nuk është çështje kazani kjo, as çështje që e zgjidh Kushtetuesja, por është çështja ime dhe këtë e zgjidh vetë. Në kazanin e VKM-ve futu e dil vetë tani se s?të ndihmon dot as firma në mungesë e porosi e Braçes dhe, as fakti që Leçjan-italiani yt merr kredi jo te Intesa por tek AbiBank për të shplarë ca halle e vënë ca tulla diku..

E pra, për momentin boll kam argëtuar apo informuar shumëkënd. Nuk pres asnjë shfajësim apo pajtim nga furbo leçjani as nga bol-ino italiani. 8 vjet mashtrime dhe tallje janë shumë dhe s?kanë çmim. Kafshimet e Xhek-sonit nga ana tjetër kaluan çdo cak dhe nuk gjejnë dot asnjë justifikim.

Sa për qenin e Xhekut, zbute e këshilloje Leçjan ? të mos lehë më, se do jetë më mirë për ty, tët shoqe dhe për qenin vetë? se po rrëkëlleva ndonjë dopjo raki me miq e shokë, do filloj të flas për Anila Kolgjinin që e dua fort edhe kur bën gabime e ikën në Kosovë pa lejen time, për Armidën, Elsën dhe Papin e mirë që nuk dihet ende saktë, kur ikën e vjen në Greqi, vjel apo vjedh rrush?!

Se kur pi raki një njeri i nxehur, në të drejtën e vet dhe pa faj, është gati të marrë në këmbë Bruçin, Prellën, Rremullin deri n?Maçukull të Matit, për të gjet` të vërtetën!

Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate?apo do e bësh si Beccheti pastaj- do thuash ?jam Italian??

Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me?!