Dalin pamjet, martohet vajza e Tom Doshit me djalin e bizmesmenit, kush është Bruno Cela

Vajza e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Briana Doshi ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni madhështore me Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Cela.

Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa ambjenti ishte dekoruar me lulet shumëngjyrëshe.

Në këtë ceremoni nuk munguan dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe Kiara. Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë dhe një foto me djalin e Doshit.

Dasma e Brianës dhe Bruno u mbajt më 21 maj, një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë.

” Vlora Marina “, vidhet porti i Vlores , ngjashëm me Durrësin: Si oligarkët Samir Mane dhe Geront Çela po blejnë heshtjen e mediave dhe politikanëve

Por kush është dhëndri i Tom Doshit, Bruno Çela?

Bruno Çela është djali i beznesmenit Geront Çela i pllakave Brunes dhe aksioneri kryesor për ndërtimin e Vlora Marina, e konsideruar një ndër aferat më të mëdha në Shqipëri krahas portit të Durrësit.

Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.

Martohet vajza tom doshit Martohet vajza tom doshit