TIRANË– Gazetari Enkel Demi ka ironizuar largimin e kolegëve të tij në ABC News nga puna.

Në një fragment disa sekondësh, gazetari pyetet nga moderatorja se përse ka qenë i mbyllur në vetvete si një luan që është në hosroskop. Demi thotë se s’ka më miq se ia kanë hequr nga puna dhe ndaj ndihet i mbyllur në vetvete.

Deri m% tani, pas marrjes së televizionit nën kontroll nga Endri Fuga përmes parave të oligarkut Shefqet Kastrati, nga ABC News janë larguar shumë figura të njohura si Endri Xhafo, Andi Tela, Ervin Kukeli.

Më herët, para se të shkonte Balla, u largua edhe CEO, Idaver Sherifi. Mediat raportojnë se shumë emra të tjerë janë dorëhequr dhe do të largohen nga ABC News, i cili tashmë po kthehet në një ERTV të dytë.

Pjesë nga biseda:


Moderatorja: Dhe luanët

Enkel Demi: Luanët…ne të rrimë etëm?

Moderatorja: Duhet tu kushtoni më shumë kohë miqve, keni qenë të mbyllur në vetvete

Enkel Demi: Hiç me, të gjithë miqtë që kisha m’I pushuan nga puna

Moderatorja: Duhet të gjeni kohën për të kaluar më shumë kohë me miqtë.

Enkel Demi: Po unë punoj, ata janë pa punë.

Moderatorja: Pas pune

Enkel Demi: Pas pune, e qartë. E qartë…

Moderatorja: Deri në orën 4.