Editorial – Gazeta Jonë

Vetëm pak orë pas kalimit në krye të IKMT-së të Dallandyshe Bicit, kjo e fundit, me urdhër direkt të Ramës e ka nisur ditën e sotme me një sulm ndaj pronave të Irfan Hysenbelliut duke dërguar rruspat te “Prestige Resort” në Golem. Argumenti  i IKMT-së është se resorti në fjalë nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara në momentin e miratimit të lejes së ndërtimit.

Megjithatë, duket ditur që jetojmë në një Republikë ku Kryeministri është edhe ligji edhe Maliqi është e qartë si drita se përse u sulmua sot Irfan Hysenbelliu. Ai dhe bizneset e tij po sulmohen jo për shkak të zbatimit të ligjit, pasi nëse do të donte këtë, IKMT dhe qeveria i kanë përballë çdo ditë në Tiranë kullat me nga 5-10 kate shtesë pa leje.

Rrjedhimisht, çështja nuk trajtohet nëse e ka shkelur apo jo ligjin Hysenbelliu në një Republikë ku e cakton Rama nëse je shkelës apo jo, por përse goditet tani biznesmeni në fjalë dhe mediat e kontrolluara prej tij.

Hysenbelliu u sulmua pasi nuk është duke hedhur “vallen” sipas muzikës së Ramës dhe qeverisë, por po i jep hapësirë mediatike më shumë se ç’mund të “lejojë” Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Këtë e dinë të gjithë, edhe ata që thonë se janë për zbatimin e ligjit.

Rama është i gjithëpushtetshëm tani dhe e ndjen forcën për të goditur këdo që atij nuk i pëlqen dhe dhe qerase me prona publike dhe para nga fondet publike të atyre që do ai.

Ka plotë koncensione që kanë marrë pronarët e mediave sot, por po ndalemi vetëm tek ai më flagranti: 4 800 metrat katror që i janë dhënë falas Carlo Bollinos! (LINK)

Carlo Bollino, ndryshe nga Irfan Hysenbelliu, njihet për një politikë editoriale të ngjashme me qeverinë dhe sipas orekseve të saj prandaj edhe qeraset nga Rama me copa tokash dhe thasë me para përmes kompanive të tjera të tij. (LINK)

Duke mos u mjaftuar me kaq, pas tërmetit të nëntorit 2019, godina në fjalë pësoi plasaritje dhe Bollino aplikoi pranë Bashkisë së Tiranës duke marrë edhe dëmshpërblim për “dëmtimet” e pësuara. Kështu, përveç se ia fali godinën në mes të Tiranës me 4 800 metra katrorë tokë, qeveria shqiptare e qerasi Bollonin edhe me paratë për ndërtimin e pallatit të tij ku kastrehuar strehuar bizneset.

Praktikisht, në të gjithë këtë investim, Bollino nuk ka futur fare dorën në xhep pasi tokën e mori falas, edhe paratë për ndërtimin e pallatit i mori  nga taksat e shqiptarëve.

Pak më shumë se një vit më parë, PD akuzoi Carlon për miliona euro të marra përmes kompanisë ku ai është ortak me Igli Gjelishtin.

Sa i përket repartit të Orëve, godinës që qeveria i fali Bollinos bashkë me 4 800 metër katror në mes të Tiranës, ajo është kthyer tashmë në një godinë luksoze me paratë publike sipas opozitës. Bollino po kalon aty Report TV dhe Shqiptarja.com, pjesë e kompanisë MTSC.

Për të mos folur për Bunkartet dhe miliardat e reklamave qeveritare…

Këto janë dy historitë e ndryshme të dy biznesmenëve që qeveria i qaset sipas lajmeve që ata japin në mediat e tyre.

Ai që i shkon pas fijes qeverisë shpërblehet me llokma të mëdha pronash dhe parash publike dhe ata që tentojnë të dalin nga rreshti goditen, nuk lihen as të bëjnë biznes.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës së vitit 2022. /GazetaJonë