Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi 8 persona me burg dhe sanksionoi 3 kompani për rolin që kanë ‘luajtur’ në një skemë pastrimi parash për mafian shqiptare. Sipas “Reuters“, të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë.
8 të akuzuarit u dënuan gjithsej me më shumë se 17 vite burg, ndërsa 4 prej tyre u dënuan edhe për lidhje me mafian shqiptare. Gjyqi për anëtarë të tjerë të grupit po vijonn edhe në Spanjë. Ndërkohë, edhe pse konsiderohet si koka e grupit, autoritetet ekuadoriane ende nuk kanë mundur që të arrestojnë Dritan Gjikën.
Kush u dënua?
5 persona janë dënuar me 7 vite burg si drejtues të organizatës kriminale. Ata do të duhet të paguajnë edhe një gjobë prej 9,400 dollarësh.
1. Andersson Antonio CB, alias Familiar
2. Jairo Hernan MR, alias Bird
3. Jhon Fernando EE, alias Gato
4. Hector Solomon PS, alias Glock
5. Jonnathan Maximiliano LV, alias Sekretar
9 persona u dënuan me 5 vjet burg si bashkëpunëtorë në krim, por edhe ata duhet të paguajnë një gjobë prej gati 6 mijë dollarësh.
1. Julio Cesar LM, alias Inxhinier ose JC
2. Zhuang Y., alias Chino
3. Olmer Ciseron JO, alias Sureño
4. Jesus David EA, alias Ñaño
5. Javier Fernando IE, alias Javi
6. Evellyn Melissa LC, alias Doña
7. Miguel Angel AT, alias Toyo
8. Vicente Jacinto ZP, alias Crazy
9. Jorge Eduardo BC
Shteti tashmë do të sekuestrojë edhe kompanitë: Producción de Cárnicos Carniproducción SA; Cresmark SA dhe Agricomtrade SA.
Prokuroria e Përgjithshme paraqiti 92 dëshmi dhe 238 prova dokumentare për të provuar transaksionet e paligjshme, por edhe pastrimin e parave. Sipas Prokurorisë, ky rrjet kriminal drejtohej nga shqiptari Dritan Gijka, argjentinasi Mario Sánchez Rinaldi dhe ekuadoriani Carlos Bayardo García Muñoz. Ata do të kishin krijuar disa kompani dhe do të përdornin të tjera të krijuara tashmë, për të fshehur origjinën e paligjshme të parave dhe për të bashkuar ato pasuri të paligjshme nga trafiku i drogës, përmes kompanive të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (si psh. bananet), blerjen dhe shitjen e prona të paluajtshme të mallrave, prodhim mishi dhe kanabisi.
Por dosja nuk është mbyllur tërësisht pasi edhe një rast tjetër brenda çështjes Pampa ku po hetohet “pastrimi” i një shume prej rreth 31 milionë dollarësh. Për këtë hetim po ndiqet penalisht edhe Dritan Gjika dhe Mario Sánchez. /gazetajone