Dashi: Për dashurinë është një moment mjaft delikat për shkak të ankthit dhe stresit që jeni duke përjetuar. Në punë duhet të jeni të fokusuar më shumë duke u përqendruar te gjërat që keni në dorë.
Demi: Në dashuri, ata që janë me dikë prej një kohe të gjatë nuk duket të kenë asnjë problem. Mund të ketë shpërqendrime, por ato gjenden në punë.
Binjakët: Gjëja e rëndësishme në dashuri është t’i kushtoni vëmendje fjalëve që thoni. Në punë do ketë të reja që do të ndryshojnë gjërat.
Gaforrja: Në dashuri ka gjëra që nuk shpjegohen, por do të vijnë disa përgjigje. Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje dikujt që e keni afër.
Luani: Pak energji për dashurinë, asgjë e re në sfond. Në punë, zvarritja do të jetë një zgjedhje krejtësisht e gabuar.
Virgjëresha: Për dashurinë, këto ditë janë pak të çuditshme, nëse qëndroni larg stresit mund t’i zgjidhni gjërat. Në punë, përkushtimi është thelbësor.
Peshorja: Në dashuri ka disa probleme që largojnë qetësinë e ditëve të deritanishme. Në punë do të ketë lajme pozitive për të ardhurat tuaja.
Akrepi: Sjellja në marrëdhëniet e dashurisë mund të jetë e duhura ndaj bëni kujdes të silleni ngrohtë. Në punë do të ketë të reja të veçanta.
Shigjetari: Në dashuri duket se çdo gjë është në rregull. Ekuilibri për përballimin e situatave të caktuara është ai i duhuri ndaj vazhdoni kështu. Në punë nuk duhet të harroni kurrë se cili është qëllimi.
Bricjapi: Dashuria është paksa e paqartë, ndjeni pështjellime. Ndoshta do të ketë nota pozitive. Në punë ditët do të përmirësohen.
Ujori: Për dashurinë këto do të jenë ditë të rëndësishme nëse i lini pas shqetësimet tuaja. Në punë është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar.
Peshqit: Ka gjëra të pashpjegueshme për dashurinë, por koha e duhur duket të vijë dhe të vërë gjërat në rendin e tyre. Në punë mund të jetë më mirë se kaq, por nuk duhet të dorëzoheni.