Don Xhoni ka qenë i komentuar kohët e fundit për ndarjen e nga modelja ruse Ariana, e cila portretin e këngëtarit e bëri tatuazh. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë, dhe pas ndarjes, modelja ka postuar shumë dedikime të ndryshme për reperin pasi nga postimet e bëra mesa duket nuk janë ndarë me paqe.
Së fundmi, reperi është shfaqur në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci, teksa ish-deputeti ka postuar një foto me të dhe krahas në formë shakaje për historinë e dashurisë së artistit me modelen ruse ka shkruar:
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.
Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Ariana-s, e cila teksa ka ripostuar këtë lajm, krahas ka ofenduar rëndë ish-partnerin e saj duke i dalë në krah vendit të saj.
“Rusia nuk mposhtet, qullash”, shkruan ajo.