Në kulmin e debatit politik në Kuvend, gjakrat u qetësuan pasi në pjesën ku qëndrojnë të ftuarit dhe gazetarët u futën disa fëmijë në kuadër të një aktiviteti.
Kryeministri Edi Rama ndërpreu fjalën dhe akuzat e forta që po përdorte kundër opozitës me fjalët “varroje, zhvarrosje, gjenocid”, etj.
“Çfarë janë ata? (Reagon opozita nga karriget) Se janë fëmijë i pashë, thashë mos kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne do të ndjekim ata dhe unë do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët” tha Rama.
Kreu i qeverisë u ul, ndërkohë që Lindita Nikolla ndërpreu seancën për disa minuta sa të mbarojë aktiviteti i fëmijëve.