Këngëtarja Nora Istrefi, pas një pause disi të gjatë, ditën e djeshme ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ciao”.
Teksa kënga është pëlqyer pasi në më pak se 24 orë ka marrë mbi 200 mijë shikime, por ajo që ka tërhequr dëgjuesit është teksi i këngës.
Sipas disa ndjekësve kënga ka disa mesazhe për ish-bashkëshortin e saj Robert Berisha, kjo pasi disa vargje të saj duket sikur i dedikohen pikërisht atij.
“Bëni t’fala dashnisë së re, Bëni, bëni, t’fala, Bëni t’fala se e ke…”, është refreni i kësaj kënge.
Shumë e kanë konsideruar mesazh për Robertin duke qenë se ai pak kohë më parë bëri publike lidhjen e tij me modelet Laureta.
Nora dhe Roberti janë ndarë para disa vitesh, pas më shumë se një dekade së bashku dhe u aludua se shkak ishte vajza jashtëmartesore që Berisha kishte patur gjatë marrëdhënies me kvngëtaren. Çifti janë prindër të një vajze Renee dhe shpesh shkojnë me pushime bashkë për hir të vajzës.