Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar.Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.
“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.
Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.
Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.