Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Më lër të flas”, ku tregoi shumë të pathëna nga jeta e saj profesionale dhe private.
Këngëtarja u pyet se çfarë e bezdis më shumë nga fama. Ajo tregoi se nuk i pëlqen kur përfshihet familja në çështjet e Showbizit.
“Privatësia. Sidomos kur bëhesh me fëmijë. Ja kam qenë duke ndërruar pelenat e vajzës në mes të liqenit edhe kisha një zonjë që rrinte aty donte të bënte foto me mua dhe nuk ikte. Jo se bëj shaka…po kur ngatërrohet pjesa e familjes me artin, bëhet kjo pjesa e showbizit. Po duam apo nuk duam e kemi të faturuar se këtë kemi zgjedhur të bëjmë”, u shpreh Xhensila.