Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun, e cila prej vitesh ka sjellë formate të ndryshme në ekran. Së fundi ajo po moderaton programin “Dance Albania” që është një produksion i saj në bashkëpunim me regjisoren Vera Grabocka. Por ajo kohët e fundit është vënë nën “akuza” për mënyrën sesi i trajton konkurentët.
Përgjigjen për të këtë Vejsiu ua dha mbrëmë të gjithë skeptikëve. Në momentin që Anita Haradinaj mbaroi performacën e saj Alketa u kthye nga kamera qëndrore dhe sqaroi gjithçka. Ajo tha se disa herë detyrohet ti rrotullojë konkurentët dhe t’i pozicionojë nga kamera pasi ka frikë se mos “bërtet” Vera pasi regjisorja kërkon gjithmonë që ata të qëndrojnë në qendër të skenës ku ndriçimi është më i mirë dhe kamera i kap drejt.
“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobuz dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programin , në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme garës së kërcimit iu shtuan edhe dy konkurrentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj.