Rozana Radi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, por mbrëmjen e sotme ajo ka e ka thyer heshtjen.
Këngëtarja/moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku pranoi se ka 10 vite në një lidhje dashurie. Rozana tha se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet publik.
“Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, tregoi ajo.