Aktori i njohur Bes Kallaku ka treguar shifrën e parave që mori nga një dasmë në Korçë me këngëtarin Mateos Frroku. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, Kallaku tregoi se ai dhe Mateos kanë qëndruar dy ditë për të numëruar lekët, pasi dasmorët i kishin hedhur kartmonedha vetëm 1 dollërëshe.
“Unë dhe Mateos Frroku kemi qenë në një dasëm në Korçë dhe ata që kishin ardhur ishin nga Kanadaja dhe amerikanë. Na kanë mbuluar me 1 dollarësha dhe unë me Matosin kemi qëndruar 2 ditë që i kemi numëruar. Ishin diku te 8900 dollarë”, tha Besi.