
Në protestën e sotme disa qytetarë kanë tërhequr një gomone deri para kryeministrisë.
Teksa është paralajmëruar se nuk do ketë skenar dhune por revolt, tërheqja e gomones në vendtakimin e protestuesve është mjaft simbolike duke marrë parasysh situatën e ditëve të fundit dhe çështjen aq të disktuar të emigrantëve shqiptarë në Angli.
Gomonja është simbol i emigrimit masiv të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe përmes detit duke rrezikuar edhe jetën.