Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA, së bashku me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.
Ngjarja e sivjetme muzikore në Dusseldorf të Gjermanisë që drejtohej nga Rita Ora dhe Taika Waititi, filloi pikërisht me interpretimin e dyshes.
Në vijim pasuan interpretimet tjera dhe ndarja e çmimeve kryesore të mbrëmjes, një prej të cilëve e fitoi edhe Bebe.
Bebe konkurronte në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë së bashku me Dua Lipën dhe Ava Max, por këto dy të fundit nuk arritën të rrëmbenin çmim.