Sot aktorja e njohur Olta Gixhari është kthyer në një nga personazhet më të komentuara, që pas futjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo është një banore tepër aktive, ndërsa nuk mungojnë rastet kur përfshihet në debate të forta që marrin gjithë vëmendjen.

Por ndërsa ajo sot ka zgjedhur që jetën e saj personale ta mbajë larg syrit të publikut, duke mos e prezantuar kurrë bashkëshortin, shumë vite më parë një lidhje e saj e dashurisë ishte bërë publike.

Olta ka qenë për disa muaj në një lidhje dashurie me një ish-banor të “Big Brother” 1, Olsin, historia me të cilin nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurrent.