Nga Edmond Arizaj
Të vetmit që nuk durohen tani janë moralistët. Sidomos ata që e bëjnë politike. Se ç’lidhje ka partia me Safetin që bën një gojore të shpejtë në zyrë të shtetit hajde merre vesh.
A thua, këta të opozitës, apo “të pavarurit” i bëjnë ballë tundimit heroikisht, me shalët shtrënguar, si partizanët që pushkatuan Ramizenë.
Safeti ta paguajë siç duhet, të tjerët të mësojnë nga pësimi i tij dhe herë tjetër të ndjekin rrugën e Shukriut, që të paktën dilte nga zyra për në hotel, e nuk shkoi në burg. Se nuk ka moral kjo punë ore. E ka bërë Zoti kështu.
Mashkulli qoftë lypës a president, do i hedhë sytë nga cicat e nga bythët, le ça thonë këto feministet. Do lehi si qen. Do mjaullijë si mace. Do fërkohet si kunadhe. A do hungërijë si luan. Pra do përdorë gjithë pushtetet që ka për të përfituar.
Se ishte gjithë ai Klinton që i solli lirinë Kosovës duke hedhur bomba e nisur avionë nga 100 milionë dollarë copa, e i zbathi brekët para buzëve të Levinskit. Ndaj mos na e neverisni me moralizmin.