Prifti Nikolla Xhufka, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, theksoi se të kryesh marrëdhënie seksuale është njerëzore.
Ndërsa shtoi “Prifti pa një grua nuk është prift i mirë”.
At Nikolla Xhufka ka rrëfyer se është ende i virgjër dhe se po e ruan veten për bashkëshorten e tij.
Prifti, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, theksoi se të kryesh marrëdhënie seksuale është njerëzore. Ndërsa shtoi “Prifti pa një grua nuk është prift i mirë”.
At Nikolla Xhufka: Unë e kam thënë që prifti pa një grua nuk është prift i mirë.
Ju e pranoni publikisht që dëshiron të kryeni marrëdhënie seksuale?
At Nikolla Xhufka: Absolutisht, është njerëzore.
At Nikolla Xhufka: Po, sepse në Ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që zbriti Zoti, që thotë mos vidh, mos kurvëro dhe thotë ruaje shtratin tënd bashkëshortor, që ti duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti për ty. Nuk mund të shkosh me 100 dhe ti shkosh partnerit tënd e qepur pastaj.
Edhe ai zotëria që do marrësh për burrë nuk do shkojë me 1000 e të vijë tek ty pastaj.
Po e ruan virgjërinë për nusen tënde?
At Nikolla Xhufka: Po sepse ashtu thotë Ungjilli, unë jam fetar dhe do të bëj atë që më thotë feja, jo 100 % se ka edhe gjëra që nuk i bëjmë (qesh). Kreshmën unë nuk e mbaj 40 ditë.
At Nikolla Xhufka: Nuk flitet, por nga etërit e Kishës lejohet por pa e kthyer në ves.
A duhet të flasim për masturbimin?
At Nikolla Xhufka: Është diçka aq private.