SKANDAL/ Bashkëshortja e Nikolin Jakës merr pa garë tenderin 10 milionë euro në QSUT
Disa muaj më parë, mediat publikuan një investigim për “luftën” e tenderit të lavdërisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Paralelisht me këtë tender u hap edhe tenderi i “supës së spitalit”. Të dyja procedura që po shkojnë vetëm në një dorë, te firmat e njerëzve të afërt të Nikon Jakës.
Nëse tenderi i “supës” u anulua me qëllim që të rritej vlera, tenderi i lavanderisë njohu edhe fituesin. Në fakt, nuk është një emër surprizë, por firma që operon prej vitesh në këtë spital, e cila ka marrë edhe qindarkat.
Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, në tenderin 10 milionë euro ka marrë pjesë vetëm firma “AGS”, ku administratore është znj. Alma Tafani, bashkëshortja e z. Nikolin Jaka.
Kjo firmë ka ofruar 99 % të fondit limit, teksa ne shkruam para disa javësh se gjithçka ishte paracaktuar. Ose më saktë, institucionet po “luftonin” se kush do bënte letrat për t’ia dhënë tenderin firmës që vijon të operojë prej vitesh në QSUT, për të cilën ka pasur dyshime të mëdha se është favorizuar.
Dokumenti i mësipërm është publikuar në datën 22 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Është shpallja e fituesit të tenderit me objekt “shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 (dyzet e tetë) muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 1,084,945,722 lekë pa TVSH.
Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “A G S” SHPK me një vlerë 1,083,886,500 lekë. Pra, shumë afër fondit limit. Diferenca mes fondit dhe ofertës është vetëm disa lekë “xhepi”, çka do të thotë se fituesi ka marrë edhe qindarkat e fundit. Burimi: Boldnews tenderin qsut nikolin