Njëri prej dy avokatëve të Arben Ahmetajt, Henrik Ligori deklaroi për gazetarët se klienti i tij “VIP” për momentin ndodhet në Angli.

Ndodhet ne Angli pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë kur të ketë liri…” Ishte përgjigja e tij e shkurtër duke u larguar nga dera e SPAK-ut që ishte për një tjetër çështje gjyqësore.

Vetë ish-zv/ kryeministri në një letër të gjatë deklaroi sot se “Mendoj qe kam ikur per arsye serioze familjare, nje pjese e miqve te mi e dine perse”. Kuvendi miratoi sot kërkesën e SPAK-ut duke i dhënë leje për ta arrestuar.