Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka pergenjeshtruar lajmin se bashkejetuesja e tij transferoi 1.8 milione euro ne Zvicer.
Lajmi fillimisht u publikua nga portali Alfapress nga gazetari Poli Hoxha dhe me pas u raportua nga disa media. Por permes nje postimi ne faqen e tij ne facebook, Ahmetaj shkruan se keto lajme te paverteta dirigjohen nga spin doctoret, qe jane njekohesisht dhe kontakte inceneratoresh. Ndonese ish zv/kryeministri nuk permend emra konkrete, statusi duket qartazi nje shigjetim ndaj Endri Fuges, drejtorit te komunikimit te kryeministrit Edi Rama.
Statusi i plote i Ahmetaj
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve.