Publikohet foto e 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj, i ekzekutuar ditën e sotme me breshëri kallashnikovi në Balldre të Lezhës.
Babai i tre fëmijëve u ekzekutua nga dy persona të maskuar të cilët e kishin mbajtur nën vëzhgim. Ai u qëllua me breshëri plumbash te dera e një marketi në aksin Lezhë-Shkodër.
Dyshimet kryesore janë te vrasja për shkak të gjakmarrjes, kjo pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1996.
Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill të këtij viti në lokalin e tij në Lezhë. Policia zbuloi se organizatori, porositësi dhe financuesi ishte Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj. Ai pagoi tre britanikë dhe një portagez për kryerjen e atentatit.