Nga Ilir Kulla

Dritan Goxhaj është një pilot dhe ushtarak shqiptar. Në moshë fare të re i bashkangjitet UÇK-së bashkë me të atin, i cili bëhet zëvendës shef i Shtabit Operativ, në Shtabin ë Përgjithshëm në Kleçkë të Kosovës. Dritani bashkë me 4 ushtarakë oficera të tjerë nga Shqipëria lenë uniformën e ushtrisë shqiptarë dhe veshin atë të UÇK.

Për fat të keq në vitin 2001 shteti shqiptar e dënon për braktisje të FA. Në vitin 2000 Dritani merr pjesë aktive në UCPBM në Luginën e Preshevës. Më tej Dritani përballet me persekutime absurde në Shqipëri. Pas disa vitesh ai fillon punë në një kompani ajrore në Tiranë si shef i sigurisë së saj. Më tej Dritani punon në Drejtorinë ë Aviacionit Civil si ekspërt aviacioni dhë i sigurisë së fluturimeve. Si i tillë ai ka kryer disa spëcializimë jashtë dhë shkollën ë aviacionit në Turqi dhë Shqipëri.

Si ekspërt i aviacionit civil ai përballet me “pushtetet” disa herë për cështje që kishin të bënin me korrupsionin dhe problematikat e tij nëpër media kombëtare. Njëhërësh ai krijon familje me një zonjë pedagoge e njohur në Tiranë dhë sot është babai i një djali 5 vjëcar, më kujtohet dita kur më tha u bëra baba, tani do bëhësh më i mirë i thashë. Dritanin përballja publike me pushtetet e lë pa punë. Ka karakter të fortë dhe nuk thyhet për gjërat që mendon që ka të drejtë. Në vitin 2020 kur arrestohët Hashim Thaçi me të tjerët sigurisht revoltohet si shumë të tjerë për vendimet absurde të një gjykate absurde.

Thelbi është i thjeshtë, ai ka mbajtur qëndrime publike të njëjta si ato të Kryeministrit të Shqipërisë i cili ka bërë një rezolutë në Këshillin ë Evropës duke e quajtur këtë gjykatë një turp dhe lojë të Rusisë. Në këtë pikë Dritani s’ka bërë as një të dhjetën e Qevërisë Shqiptare, duke demaskuar këtë histori që nisi gjoja nga një shkrim i një “rrjeti gazetarësh të Pavarur” me qendër në Beograd, i cili pretendonte që në fshatin Gurrë të Burrelit UÇK ka kryer trafik organesh dhe që autori apo autorët nisur nga ky shkrim kanë marrë azil politik diku jashtë. Dritani si ish luftëtar ka qëndrim parimor kur përmend disa prej dëshmitarëve kundër Sali Mustafës (Cali) të cilin e ka mik të vjetër, dukë vënë në dukje fallsitetin e deklaratave të tyre të mbështëtura më Azil politik jashtë Kosovës në Perëndim.

Tani Gjykata Specialë e Kosovës në vendimin e Gjykatës së Tiranës që unë e kam lexuar pretendon se Dritani ka penguar drejtësinë duke kundërshtuar legjitimitetin e Gjykatës dhë ka kërcënuar dëshmitarët e fshehur duke i përmendur emrat, të cilët i di ndërkohë gjysma ë Kosovës. Ndërkohë që kjo maskaradë ndodh, në vendimin e Gjykatës citohen 2 shkrime tek Kosovapress dhe një interviste televizive.  Thelbi është i qartë, kush del kundër Gjykatës Specialë të ngritur nga Rusia dhe Serbia shkon në burg dhe për këtë mjafton një shkrim gazete.

Turpi vazhdon më klasën politike në Shqipëri. Opozita është me pushime  dhe nuk thotë as edhe një fjalë të vetme për këtë skandal, pushteti ka frikë të mbrojë atë që e ka bërë publikisht dhe politikisht në Strasburg dhe ndërkohë një i pafajshëm ndodhet në burg dhë rrezikon të rrijë gjatë për shkak të kësaj situate absurde.