Është ndarë nga jeta aktori i njohur Mark Margolis, në moshën 83 vjeçare. Margoli, i cili luajti në serialet e njohur “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”,  dha frymën e fundit në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork, i cili ndodhej aty prej kohësh pasi ishte sëmurë.

Lajmin e pakëndshëm e ka bërë të ditur djali i tij, Morgan Margolis, por megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera për sëmundjen me të cilën po përballej i ati.