Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve. Ky vendim është marrë nga kryebashkiaku Flamur Golemi, pas skandalit të videos seksuale të Safet Gjicit.

Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa u plotësuan dokumentet, dhe u vendos të behët në fund të qershorit.

Por pas skandalit të Gjicit, Golemi bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023,  ndërsa më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë.

 900 0 1692967127xwhatsapp Image 2023 08 25 At 143026 165 (1)